E lënë pas dore nga familja në serial, ja çfarë bënë Zejnepi për Melekun në jetën reale

17:00 | 14 Janar 2019

Aktoret e njohura turke të njohura si Zeynep dhe Melek vite më parë ua vodhën zemrën publikut me rolin dhe origjenalitetin e tyre.

Beren Gokyildiz apo e njohur si Melek dje mori një befasi të këndshmë nga Cansu Dere e cila i dha jetë rolit të Zeynepit në serialin “Nëna”. Zeynep e vizitoi “vajzën e saj”, Melekun.

Me këtë rast ato realizuan disa fotografi të ëmbla ku shihen përkrahë njëra-tjetrës. E këto fotografi nuk u lanë pa u publikuar edhe në llogaritë e tyre sociale.

Komentet e pëlqimet nuk kanë të ndalur nga ndjekësit e tyre virtual. “Engjëlli im”, “Vajzat”, ishin mbishkrimet e imazheve të publikuara nga aktorja e Cansu Dere.

Komento: