E njihni këtë personazh ? Sot ai ka famë të madhe

14:18 | 18 Mars 2019

Sot ai është njëri nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës tonë.

Ai është ndër emrat më të dashur dhe pëlqyer për publikun, i cili për dekada me radhë ka argëtuar publikun me hitet e tij. Edhe sot, ai e argëton publikun me këngë nëpër ahengje e mbrëmje të shumta muzikore.

Është fjala për këngëtarin e njohur me prejardhje nga Tetova, Mahmut Feratin.

Ai shquhet për zërin e veçantë dhe paraqitjet, me të cilat ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve anë e mbanë trojeve shqiptare, shkruan rtv21.tv
Mahmutin e ditëve të sotme e njihni secili nga ju, por a e dini se si ishte dukur shumë vite më parë këngëtari?

Në një imazh të hedhur në rrjete sociale, e cila ishte bërë shumë vite më parë, ai duket se kishte qenë shumë më i dobët se tani, por natyrisht me tiparet që zotëron edhe sot.

Këngëtari i mirënjohur, Mahmut Ferati në bashkëpunim me Shaqir Cërvadikun dje publikuan projektin “Vokrri n’zemrat tona”. Ky projekt i është kushtuar ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës kosovare, Fadil Vokrrit.

Komento: