E papritur: Chelsea tregon interesim për këtë lojtar

11:35 | 20 Gusht 2022

Skudra e Chelseas ka treguar befasisht interesim për transferimin e këtij lojtari.

Chelsea ka treguar interesim për shërbimet e Harry Maguire, mes dyshimeve në rritje për të ardhmen e qendërmbrojtësit te Manchester United.

Reprezentuesi anglez, i cili po përjeton momente të këqija në skuadrën e United për ndeshjen kritike të së hënës kundër Liverpool-it, është me interes për klubin e Stamford Bridge pasi ata përpiqen të përfundojnë një marrëveshje për Ëesley Fofana të Leicesterit.

Dhe Sportsmail ka mësuar se Chelsea ka ngritur mundësinë e përfshirjes së Maguire në marrëveshjen për transferimin e Pulisic në “Old Trafford”.

Qendërmbrojtësi anglez është në formë të dobët aktualisht dhe Sportsmail raporton se për ndeshjen ndaj Liverpoolit është në mëdyshje inkuadrimi i tij nga minuta e parë.

Komento: