E papritur, Flori Mumajesi largohet nga muzika?

08:39 | 14 Janar 2019

Largimi nga muzika do të ishte vendimi me i dhimbshëm për këngëtarin nga Shqipëria, Flori Mumajesi.

Kantautori shumë i suksesshëm shqiptar, Flori Mumajesi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, si për projektet e reja muzikore ashtu edhe për jetën e tij private.

Artisti u përfol për disa lidhje me koleget e tij, por që këto shkrime më vonë i mohoi vetë Flori. Artisti në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 634 mijë ndjekës, mbrëmë ka befasuar fansat me deklaratat që po merr vendim të shkëputet nga muzika, shkruan rtv21.

“Vendimi më i vështirë i jetës time të shkëputem nga muzika…”, “Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lote… Nuk jam dorzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtet! JU DUA”, “E vërteta e pamundur”, janë shkrimet që ka publikuar Flori në profilin e tij në Instagram.

Këto deklarata të artistit nuk i kanë pritur mirë fansat e tij, të cilët kanë filluar t’i lënë komente nga më të ndryshmet në videon e fundit të publikuar në profilin e tij.

Flori siç duket e ka menduar shumë herë të pauzojë nga muzika, por që dashuria e fansave për muzikën që bënë artisti nuk e ka lënë të marrë një vendim të tillë. Kantautori përmbylli vitin 2018 me projekte të shumta muzikore si dhe me marrjen e çmimit të parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Plas”.

“Mori” është projekti i fundit muzikor i këngëtarit në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n dhe Brunon që është publikuar më 15 dhjetor të vitit 2018 dhe që deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube.

Komento: