E veshur me pantollona të shkurtë, Zhade vë në pah këmbët e saj të gjata

17:17 | 14 Janar 2019

I ndërtuar mbi një dramë të bukur, që kishte trajtuar edhe fenomenin shkencor të klonimit, seriali “Clone” ishte shikuar nga një numër i madh i njerëzve në mbarë botën.

Aktorja kryesore e këtij seriali ka qenë, Giovanna Antonelli apo “Zhadja”, e cila u bë e njohur dhe mjaft e dashur nga publiku shqiptar. Bukuroshja e serialit, të cilën e kishin lakmi shumë vajza, edhe sot pas 16 vjetëve të serialit, ajo vazhdon të jetë e tillë.

Ndonëse tani si 41 vjeçare, ”Zhadja” ka linja dhe pamje tërheqëse si të një 21 vjeçareje.

E kjo më së miri shihet nga imazhet e shumta që ajo publikon në rrjete sociale për 8 milionë e e 600 mijë ndjekësit e saj. Së fundmi, “Zhadja” ka hedhur një imazh të bukur në Instagram, ku shihet mjaft bukur dhe tërheqëse.

Me flokë të lëshuara paksa dredha dhe me buzëqeshje të lehtë, aktorja kryesore e serialit “Clone” duket për mrekulli, derisa ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Komento: