Egzoza me shumë shije, kështu vesh binjakët

19:34 | 17 January 2019

Egzona Muçiqi dje ka lindur binjakë, një djalë dhe një vajzë.

Egzona është gruaja e këngëtarit të njohur Albatrit Muçiqi dhe që të dy kanë shprehur gëzimin që janë bërë përsëri prind.

Dje, ishte dita më e lumtur për Egzonën dhe Albatritin, shkruan Kosovarja.

Ata tashmë u bënë prindër të tre fëmijëve, Amelia ishte gëzimi i parë mirëpo dje iu shtuan edhe Elia dhe Eraldi.

Postimet e Egzonës nuk mungojnë as në spital, ajo së fundmi ka postuar disa fotografi me binjakët e posalidur.

Por nuk lë anash as vajzën e madhe, Amelian, duke shfaqur mungesën e saj .

Komento: