Ekipi anglez hyn në bisedime me De Ligt

23:31 | 24 Qershor 2022

Chelsea i është drejtuar Juventusit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt, kupton GOAL.

Blutë duan të forcojnë linjën e tyre mbrojtëse pas humbjes së Antonio Rudiger, i cili u largua në transfertë të lirë për t’iu bashkuar Real Madridit, përcjell ORAinfo.

Ata po e konsiderojnë qendërmbrojtësin holandez si kandidat për të hyrë në vijën e mbrojtjes përpara sezonit të ardhshëm dhe tashmë kanë bërë kontakte me skuadrën e Serie A./ORAinfo/

Komento: