Ekipi i njohur nis bisedimet për transferimin e Umtitit

13:50 | 20 Gusht 2022

Ekipi i Serie A, Lecce ka hapur bisedimet me Barcelonën për transferimin e qendërmbrojtësit, Samuel Umtiti.

Teksa negociatat kanë nisur, transferimi i tij mund të jetë opsion për në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Lecce e dëshiron qendërmbrojtësin francez dhe do të kërkojë të progresojë në negociata ditët në vijim.

Umtiti e ka humbur qysh moti pozitën e titullarit te Barcelona dhe nuk po arrin assesi ta gjejë formën e dikurshme.

Komento: