Elita dhe Gjiko kthehen në shtëpi me djalin, kjo është dhoma luksoze e bebit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Elita dhe Gjiko kthehen në shtëpi me djalin, kjo është dhoma luksoze e bebit

23:20 | 23 Shkurt 2019

Elita Rudi dhe Gjiko, janë çifti më i përfolur i estradës.

Më 20 shkurt Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë të një djali, të pagëzuar me emrin Zëri. Pas rreth 3 ditëve në maternitet, Elita u rikthye në shtëpi bashkë me reperin dhe pjesëtarin më të ri të familjes.

Në shtëpi e priste një surprizë e realizuar nga nëna e Gjikos, Lirije Gjikolli, e cila kishte zbukuruar dhomën e çiftit.

Por gjyshja ka menduar edhe që të bëjë një tortë për ardhjen e nipit, ku sipër saj shkruhet “Mirë se erdhe në shtëpi Zëri”.

Vetëm pak orë pas lindjes Elita zbuloi pamjen e djalit, ndërsa Gjiko ka treguar përkushtimin maksimal duke u kujdesur për të dy.

Komento: