Eriksen në mes të Brendfordit dhe Manchester United

14:35 | 24 Qershor 2022

Christian Eriksen është ende në dilemë se ku do ta vijojë karrierën e tij si futbollist.

Danezi gjendet “në mes të dy zjarreve”, me Brendfordin dhe Manchester Unitedin që e duan me patjetër në skuadër, transmeton lajmi.

Brendfordi ia dha mundësinë të rikthehet në fushat e blerta si lojtar profesionist, pas atij arresti kardiak në Euro 2020, besim ky që mesfushori e shpërbleu e dhënë duke bërë paraqitje të mira brenda një sezoni për “Bletët”.

Falë atyre performancave, “Djajtë e Kuqë” janë bindur se ia vlen të tentohet transferimi i lojtarit që është pa skuadër, pas përfundimit të kontratës më 1 korrik të këtij viti.

Mbetet të shihet nëse 30-vjeçari do të bindet për të vijuar edhe më tutje në Brendford, apo do të ndërrojë ambient për t’u transferuar në Mançester.

Komento: