“Fale Donaldin”, Bora përlotet çka i bëjnë fansat

13:17 | 20 Mars 2022

Bora u përball me një kërkesë jo fort të zakonshme.

Donald Veshaj ka postuar dje një këngë të re, që sipas fansave është kushtuar moderatores së njohur Bora Zemanit.

Kjo më pas edhe u vërtetua përmes një detaji në fund të këngës, shkruan “Kosovarja”.

Numri “5” është shfaqur në fund të klipit, e me këtë datë çifti kanë filluar romancën e tyre.

Ky detaj nuk mjaftoi shumë që menjëherë të vërtetohej se kjo këngë ishte e dedikuar enkas për të.

Më pas, në komentet e postimit të fundit të moderatores fansat po i kërkojnë Borës ta falë Donadin dhe të kthehen përsëri bashkë.

Komento: