Federata angleze e futbollit dënon Liverpoolin

21:43 | 02 Tetor 2019

Liverpool i ka shpëtuar dëbimit nga EFL Cup, por është dënuar me 200 mijë funte shkaku i një lëshimi të bërë.

Kampionët e Evropës kanë qenë duke u hetuar shkaku i aktivizimit të një lojtari të ri në ndeshjen e EFL Cup kundër MK Dons.

Mediet në Angli kanë raportuar se ky lëshim mund t’i kushtojë Liverpoolit me dëbim nga garat e kupës.

Por, federata angleze e futbollit ka vendosur të dënojë Liverpoolin vetëm me 200 mijë funte, shkaku i mos përmbushjes së rregullave për lojtarët e rinj.

Përndryshe Liverpool sonte zhvillon një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve përballë Salzburg.

Komento: