Federata italiane vendos një rregullore për Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Federata italiane vendos një rregullore për Serie A

09:19 | 29 Qershor 2022

Federata italiane kthen rregulloren e vjetër, kështu do të vendoset për kampionin nëse dy skuadra kanë pikë të njëjta.

Titulli i Serisë A do të vendoset nga një “Play-Off” nëse dy skuadra janë kanë përfunduar sezonin me pikë të barabarta.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar këtë të martë se ky vendim do të vlejë që nga sezoni i ardhshëm – 2022/23, transmeton Gazeta Express.

FIGC miratoi sot rregulloren e re që lidhet me ndeshjen vendimtare për titull, e cila si “Play-Off” do të zhvillohet nëse është nevoja.

Nëse nnjë ndeshje e tillë do të jetë e nevojshme për t’u zhvilluar, atëherë do të zhvillohet vetëm për 90 minuta.

Nëse edhe brenda kohës së rregullt nuk ka fitues, atëherë menjëherë do të shkohet në ekzekutim të penalltive, pra nuk do të ketë kohë shtesë.

Ky sistem ka qenë në fuqi në të kaluarën në Serie A, por është përdorur vetëm një herë, në vitin 1964 kur Bologna mundi Interin në Romë për të fituar titullin e shtatë në histori dhe të fundit që nga ajo kohë.

Komento: