Feridja vesh fustan si të princeshave, kurrë nuk e keni parë në këtë gjendje

14:10 | 14 Janar 2019

Aktorja e njohur turke, Seyma Korkmaz i dha jetë rolit të “Ferides” në serialin shumë të shikuar “Më fal”. 29 vjeçarja shkëlqeu me një fustan elegant dy ngjyrësh dhe me një pamje të mahnitshme në hapjen e një festivali të filmit në Maroko.

Ajo për ndjeksëit e saj ka publikuar disa fotografi nga ky event, duke thënë se nuk po mund t’i përshkruante ndjenjat për energjinë dhe interesimine njerëzve për këtë festival.

“Ne hapëm Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Al Hoceima”. Energjia e qytetit, interesimi i njerëzve ishte tepër i madh, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme”, tha Feridja në përshkrimin e imazheve të publikuara në “Instagram”.

Ajo gjithashtu i falëndëroi bashkëpunëtorët dhe ata që u kujdesën për dukjen e saj prej princeshe.

Komento: