Festë në familjen e Motrave Mustafa, ka një arsye të madhe

13:27 | 25 Mars 2019

Motrat Mustafa, janë disa prej këngëtareve më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse.

Por, jo vetëm Safetja dhe Sahide Mustafa, të cilat u bënë të njohura për publikun shqiptar të parat, atyre para disa viteve ju bashkuan edhe katër motrat tjera, të cilat së bashku sollën edhe këngë të ndryshme.

Dita e sotme për familjen e tyre të madhe është e veçantë, pasi që sot babai i tyre feston ditëlindjen. E me këtë rast nuk ka munguar urimi i tyre për babain.

Në faqen e tyre të përbashkët në Instagram ato kanë publikuar një fotografi të babait, të cilës i kanë bashkangjitur edhe urimin. “Urime Bab edhe shumë tjera të lumtura”, është mbishkrimi mbi fotografinë e publikuar në Instagram.

Komento: