Fifi merr një vëmendje të rëndësishme për lidhjen e re

10:10 | 07 Shkurt 2022

E dashura e Romeos mbështet lidhjen e re të Fifit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.

Adis Patushi, është emri i të dashurit të saj, por edhe emër i njohur për showbizin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e ka konfirmuar lidhjes e saj gjatë një koncerti ku shihet duke shkëmbyer puthje me të.

Adisi është ish partneri i modeles Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një fëmijë.

E derisa kjo lidhje u përfol shumë në media dhe u përmend pothuajse në secilin lajm se ai është ish partneri i Adrolës, si duket ka edhe njerëz që e kanë mbështetur atë.

Edhe e dashura e Roemos, vëllaut të Donaldit, Alesia Peleshi, e ka mbështetur këtë lidhje.

Ajo ka postuar momentin kur Fifi ka shkëmbyer puthjen me të dashurin dhe ka shkruar një dedikim të bukur në postim.

‘Diellin e ka gjet…’ ka shkruar Alesia.

Kujtojmë se Fifi ka raporte të mira shoqërore me Donaldin dhe Romeon.

Komento: