Fifi publikoi këngën e re, vjen reagimi nga Adelina Ismaili

14:14 | 01 Prill 2019

Fifi është njëra nga këngëtaret më të sukseshme aktualisht.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi dje ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Akoma”. Ky projekt i këngëtares është publikuar me videoklip nga Cinematic.

Tekstin e këngës e shkroi vetë artistja dhe me produksion të Apollos. Në mesin e shumë artistëve që kanë shpërndarë në rrjetet sociale këngën e re të Fifit është edhe këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili.

“Kjo, mbani mend emrin e saj”, ka shkruar Adelina për Fifin, teksa ka publikuar një pjesë të shkurtër nga klipi “Akoma”.

Ndryshe, përveç si këngëtare, Fifi njihet edhe si tekstshkruese e suksesshme. Viteve të fundit këngët e artistes janë pëlqyer shumë nga publiku, kështu duke u shndërruar në hite.

Komento: