Fifit nuk po i pritet, pasi zyrtarizoi lidhjen me Adisin, ja ku ka shkuar tani

17:53 | 10 Shkurt 2022

Ka një javë që Fifi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me ish bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushin.

Madje këngëtarja shqiptare gjatë ditës së djeshme publikoi edhe fotografinë e parë me të.

Tani, është publikuar një fotografi tjetër, ku Fifi shihet se ka takuar familjen e të dashurit të saj të ri, Adisit.

Lidhja e tyre erdhi krejt papritur për publikun, derisa u tha se gjithçka ndodhi duke qenë se të dy kanë një shok të përbashkët e që është Kledi Hysa, ish banori i Big Brother VIP.

Ndryshe, sa i përket lidhjes tyre, një pëlqim për ta e dha edhe ish gruaja e Adisit, Adrola Dushi, e cila në një postim në rrjete sociale e kishte bërë “like”.

Komento: