Formacioni bombastik i Juventusit me Di Marian

14:24 | 27 Qershor 2022

Katër formacionet se si Juventusi mund të luajë me Di Marian.

Me Angel Di Marian pranë bashkimit me Juventusin, Max Allegri mund të ketë disa opsione për të vendosur argjentinasin dhe për të forcuar sulmin e Zonjës së Vjetër.

La Stampa dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se El Fideo ka rënë dakord të përfundojë një transferim si lojtar i lirë në Torino, me dy palët që tani po negociojnë për bonuset dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Di Maria ka qenë në bisedime me Juventusin prej disa muajsh, por tani ai është aq afër se kurrë për t’iu bashkuar Bianconerëve.

Pra, si mund të vendoset ai nga Max Allegri sezonin e ardhshëm? Di Maria është kryesisht një anësor i djathtë, por ai mund të luajë edhe në të majtë ose si mesfushor sulmues.

Ka shumë role që ai mund të mbulojë në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm, në varësi të formacionit të përdorur nga taktikanti toskan.

Di Maria mund të luajë në të djathtë në një formacion 4-3-3 ose 4-4-2 ose të vendoset si Trequartista në një sistem 4-3-1-2. Nëse Allegri zgjedh një formacion 3-5-2, 34-vjeçari mund të veprojë si një nga tre mesfushorët qendrorë me detyra sulmuese ose si krah i djathtë ose i majtë.

Këtu janë formacionet e mundshme të Juventusit me argjentinasin:

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro ; Zakaria, Locatelli, Pogba; DI MARIA, Vlahovic, Chiesa.

Juventus (4-4-2): Szczesny;Danilo , Bonucci, De Ligt, Alex Sandro ; Cuadrado, Locatelli, Pogba; DI MARIA, Vlahovic, Chiesa.

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro ; Locatelli, Pogba; DI MARIA, McKennie, Chiesa; Vllahoviq.

Juventus (3-5-2): Szczesny; De Ligt, Bonucci, Gatti, Cuadrado; Locatelli, Pogba; DI MARIA, Alex Sandro, Chiesa; Vllahoviq.

Komento: