Futbolli italian në zi, vdes pronari i ekipit nga Serie A

00:11 | 03 Tetor 2019

Futbolli italian ka marrë një lajm të rëndë këtë mbrëmje.

Presidenti i skuadrës së Sassuolos, Giorgio Squinzi ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

Lajmi i rëndë mbërriti këtë mbrëmje, vetëm dy ditë para se skuadra e tij do të përballet me Brescia.

Mbetet për tu parë nëse do të luhet ajo lojë, duke marrë parasysh rrethanat vërtet të tmerrshme.

Komento: