Gabigol befason me vendimin e tij

23:49 | 02 Tetor 2019

Gabigol ka refuzuar transferimin në Kinë.

Sulmuesi brazilian i Interit i ka thënë ‘JO’ dy klube kineze: Pekin Sinobo Guoan dhe Guangzhou Evergrande Taobao, përcjell ORAinfo.

Gabigol ende është në pronësi të Interit dhe ka kaluar kohën e fundit në huazim te Flamengo, të cilët gjithashtu janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin në një marrëveshje të përhershme.

Mbetët të shihet se cilën fanellë do ta vesh në janar Gabigol. /ORAinfo/

Komento: