Gati marrëveshja, Milan se shpejti zyrtarizon këtë lojtar si zëvendësues të Kessie!

10:58 | 03 Qershor 2022

AC Milan po tenton të mbyllë një marrëveshje për Renato Sanches dhe të gjitha shenjat tregojnë se ai do të jetë zëvendësuesi i Franck Kessie.

Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport raporton se Renato Sanches është gjithnjë e më afër bashkimit me kuqezinjtë.

Milani nuk do të ketë asnjë problem në gjetjen e një marrëveshjeje me Lille për tarifën e transferimit që ka ofruar 12 milionë euro dhe me 15 milionë euro kërkesat e klubit të Ligue 1 për shkak të situatës së kontratës së tij, përcjell ORAinfo.

Për Milanin është më e rëndësishme që fillimisht të gjejë një marrëveshje me lojtarin që muajt e fundit kërkonte një pagë prej 6 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, javët e fundit bisedimet me agjentin e tij Jorge Mendes i kanë ulur këto kërkesa në rreth 4 milionë euro në vit për një marrëveshje katërvjeçare.

Negocimi ka hyrë në fazën e tij vendimtare dhe duket se ka një dëshirë të madhe për të mbyllur operacionin në një kohë të shkurtër, ndërkohë që Sanches dëshiron ta mbyllë sa më parë bisedën për të shijuar pushimet verore. /ORAinfo/

Komento: