Gati zyrtarizimi, trajneri i madh merr drejtimin e Milanit

18:53 | 07 Tetor 2019

Marco Giampaolo i ka ditët e numëruara në Milan.

Sipas shumë raportimeve të medieve italiane, Luciano Spalletti do të bëhet trajneri i ardhshëm i Milanit, porsa të arrihet një marrëveshje me Interin.

“SkySport Italia”, “Sportitalia” dhe “Tuttomercatoëeb” po raportojnë se Spalletti do të jetë trajner i ri i Milanit.

Krejt kjo do të sqarohet pasi që Interi të arrijë marrëveshje me trajnerin, pasi ai ka kontratë edhe dy vjet e gjysmë me klubin.

Besohet se marrëveshja do të jetë që 60-vjeçari të marrë pagë edhe vetëm gjashtë muaj nga rivali i Milanit.

Nëse ai dëshiron të mbajë deri në fund kontratën, Interi duhet të paguajë 15 milionë euro.

Komento: