Gattusos i vihet pas dy lojtarëve të Milanit

23:41 | 19 Qershor 2022

Valencia po synon të bëjë një goditje të dyfishtë në ‘San Siro’.

Skuadra spanjolle i ka besuar stolin legjendës së Milan, Gennaro Gattuso, dhe ky i fundit dëshiron të bëjë pazare pikërishte tek ish-skuadra e tij.

Gattuso po kërkon dy lojtarë për repartin e mesfushës – një me aftësi defensive një me ofensive.

Raportimet e mediave italiane dhe spanjolle thonë se Gattuso pëlqen Bakayoko dhe Samu Castillejo, përcjell lajmi.

Dyshja me shumë gjasë do të largohen nga Milani gjatë kësaj vere por nuk kanë gjetur akoma skuadrën.

Valencia duket alternativë e mirë sidomos për spanjollin Castillejo, por edhe për Bakayoko që sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Chelsea.

Komento: