Gavi ia jep lajmin tronditës Barcelonës

21:31 | 07 Gusht 2022

Ylli i Barcelonës, Gavi, do të jetë i pakënaqur me ndjekjen e klubit për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Reprezentuesi spanjoll u bë 18 vjeç në fillim të kësaj jave dhe ai thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me klubin, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, gazeta katalanase Beteve raporton se Gavi ka informuar Barcelonën se ai nuk do të rinovojë kontratën e tij në rast se klubi nënshkruan Bernardo Silva./ORAinfo/

Komento: