Gazetari i njohur ia jep lajmin e madh rrossnerëve

22:32 | 28 Maj 2022

Gazetari italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka siguruar tifozët e Milanit se Real Madridi nuk do të përpiqet të nënshkruajë me Rafael Leaon këtë verë.

Duke folur në Sky Sport 24 Di Marzio iu përgjigj shqetësimeve të tifozëve të Milanit se duke pasur parasysh se Real Madrid nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain këtë verë, ata tani do të vijnë pas Leaos, përcjell ORAinfo.

“Reali nuk do ta marrë anësorin. Mbappe ishte Mbappe, ata nuk do të kërkojnë Leaon. Ne mund të sigurojmë tifozët e Milanit”, ka thënë gazetari italian.

Implikimi është se ndërsa Leao është një lojtar fantastik, Mbappe është në një kategori tjetër tani pasi ai perceptohet si futbollisti më i mirë në botë në këtë kohë.

Kjo do të thotë se Real Madridi do të kërkojë një sulmues më afër atij kalibri që Leao ndoshta nuk mund të pretendojë se është tani./ORAinfo/

Komento: