Gjiganti anglez e kërkon Dybalan

23:29 | 02 Qershor 2022

Paulo Dybala, i cili thuhet se është një objektiv i transferimit të verës për Arsenalin, ka lënë të kuptohet se një lëvizje në Premier League do t’i pëlqente atij, ndërsa ai përgatitet të bëhet lojtar i lirë në fund të kontratës së tij me Juventus.

Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar se ai do të ndërpresë lidhjet me Bianconerët sapo marrëveshja e tij aktuale të përfundojë, përcjell ORAinfo.

Vende të ndryshme janë spekuluar për 28-vjeçarin e talentuar, dhe ai pranon se sfidat e reja në Angli apo Spanjë janë të dukshme./ORAinfo/

Komento: