Gjira zbulon një detaj nga shtatzënia e saj

17:49 | 20 Shkurt 2019

Këngëtarja e njohur kosovare, Gjira Kajtazi e cila ka kohë që nuk është aktive në skenën muzikore, është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.

Gjira në rrjetin social Instagram, ku numëron ndjekës të shumë, vazhdimisht po publikon fotografi në të cilat shfaq barkun e rrumbullakosur, shkruan rtv21.

Mirëpo sot Gjira ka publikuar një imazh shumë të veçantë të djalit të saj e bërë nga ultrazëri, një procedurë mjekësore që çdo nënë i nënshtrohet gjatë shtatzënisë.

“Për djalin tim ‘M’ shkruaj një ditar… Javë për javë nga një foto, qëllimet për fëmijën tim, dashuri të pakusht – jashtëzakonisht magjike kjo kohë – ndjehem e mbrojtur dhe e bekuar – po e shikoj trupin tim dhe mundohem që çdo ndryshim të mbaj dhe kam shumë respekt ndaj gjithë kësaj – jam jashtëzakonisht falënderuese për këtë ndjesi dhe jam emocionale (të shoh se si po e vreni). Unë gëzohem për ardhjen tënde mashkulli im i vogël – Faleminderit që mund të behëm nëna jote “, ka shkruar Gjira krahas fotos në Instagram.

Projekti i fundit muzikor i artistes është “Leje Pas” e publikuar në muajin gusht të vitit 2016. Kënga deri më tani numëron mbi 227 mijë klikime në kanalin Youtube.

Komento: