Gotze rikthehet në Bundesligë, arrin marrëveshje me klubin e njohur gjerman

10:57 | 20 Qershor 2022

Mario Gotze pritet që të rikthehet sërish në Bundesligë.

Mesfushori gjerman raportohet se është afër transferimit te kampionët e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.

Mediumi gjerman “Sport1” ka raportuar se Gotze ka arritur marrëveshje me klubin nga Frankfurti.

30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me PSV-në deri më 30 qershor 2024, por ai ka një klauzolë lirimi prej 4 milionë eurosh dhe kjo shumë nuk i sjellë probleme klubit gjerman.

“Sport1” gjithashtu ka raportuar se tani pritet vetëm edhe miratimi nga krerët e klubit të Eintracht Frankfurtit.

Bordi i këtij klubi do të mblidhet sot dhe pritet që t’i jepet drita e gjelbër nënshkrimit me ish-mesfushorin e Borussia Dortmundit e Bayern Munichit.

Komento: