Gruaja e politikanit e tronditur nga humbja e Arianit, këto janë fjalet prekëse të saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gruaja e politikanit e tronditur nga humbja e Arianit, këto janë fjalet prekëse të saj

09:36 | 27 Janar 2019

Humbja e Arianit ka prekur shumë familjarët dhe shoqërinë e tij.

Në mesin e tyre, për vdekjen e Dacit është prekur edhe Anita Muçaj- Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj

Ajo në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Daci dhe shoqërinë.

“Arian Daci bre djale shume na merzite, shume! Ngushellime familjes dhe gjithe shokëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Arian Daci vdiq sot gjatë skijimit në Brezovicë, pasi një ortek ra mbi të dhe një shok të tij, por i cili shpëtoi me disa lëndime trupore.

Kurse, pak kohë me parë Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar Nexhat Dacin për vdekjen e djalit të tij, Arianit. Shefi i Qeverisë ka ngushëlluar familjen Daci dhe miqtë e tij.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: