Haaland te Real Madrid? Vjen lajmi i madh

20:30 | 10 Prill 2022

Real Madridi, thuhet se po rrit ndjekjen e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, pasi pësoi një pengesë në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me Kylian Mbappe.

Skuadra spanjolle e kishte bërë Mbappen objektivin e tyre kryesor për afatin kalimtar të verës, por sulmuesi i PSG-së pritet të vazhdojë kontratën e tij në kryeqytetin francez, përcjell ORAinfo.

Si rezultat, Real Madridi e ka kthyer vëmendjen e tyre te Haaland me shpresën për të mposhtur gjigantët e Premierligës, Manchester City në nënshkrimin e tij.

Sipas The Mirror, Real Madridi po planifikon një lëvizje për Haaland gjatë afatit kalimtar të verës. Ata kanë vendosur Haaland si objektivin e tyre kryesor duke pasur parasysh situatën aktuale të Mbappe në Paris Saint-Germain./ORAinfo/

Komento: