
Analistja Fatime Hajdari ka komentuar rolin e Lista Serbe ndër vite, duke thënë se kjo parti që nga themelimi i saj ka qenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Beogradi.
Sipas saj, që nga viti 2013 dhe marrëveshja e Brukselit, Lista Serbe nuk ka vepruar në interes të qytetarëve të Kosovës në pjesën veriore, por ka ndjekur agjenda të caktuara politike.
“Ne kemi pa që nga themelimi i kësaj liste që nga viti 2013 me marrëveshjen në Bruksel ndikimin e drejtpërdrejt nga Beogradi, duke mos punuar në interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës në atë pjesë, por duke ndjekur agjenda të caktuara të cilat në disa raste kanë vështirësuar jetën e qytetarëve tonë atje”, deklaroi Hajdari.
Ajo shtoi se situata në veri është ndikuar vazhdimisht nga politika që, sipas saj, kanë ardhur jashtë institucioneve të Kosovës.