Haradinaj takohet me Sylejman Selimin, çorapët e kryeministrit marrin vëmendjen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj takohet me Sylejman Selimin, çorapët e kryeministrit marrin vëmendjen

13:49 | 01 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkë me kreun e Nismës, Fatmir Limajn kanë pritur në takim gjeneralin Sylejma Selimin.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se e drejta dhe e vërteta gjithmonë do të dalin fitimtarë.

“Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Por në disa foto të publikuar nga vet kryeministri, vëmendjen e kanë tërhequr çorapët qe ka mbathur ai e të cilat kanë qenë kontrast me kostumin e tij serioz. /ORAinfo/

Komento: