Hoxha thotë se Benzema po të hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola

15:33 | 10 Prill 2022

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, të mërkurën pati një ndeshje fantastike kundër Chelseat në Champions League.

Benzema në “Stamford Bridge” shënoi hat-trick duke i mposhtur “Blutë e Londrës”.

Francezi deri në pak kohë para se të niste loja ishte agjërueshëm.

E kur erdhi koha për të bërë iftar ai hëngri hurma.

Për këtë ka folur edhe hoxha Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po t’i hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola.

“A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje, jo në Madrid”.

Karim Benzema, i takon fesë myslimane.

Ai vet pati deklaruar se Ramazani nuk ka ndikim në lojën e tij.

“Nuk ka ndikim, Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin obligim. Për mua është shumë e rëndësishme dhe ndihem mirë kur jam duke agjëruar”.

Komento: