Humbi nënën muaj më parë, ja çfarë bën Selini për ta larguar dhimbjen

18:45 | 24 Mars 2019

Ajo është aktorja më e pëlqyer nga publiku i gjerë.

Hande Ercel kishte vendosur të merrte një periudhë pauze, për të rimbledhur forcat e për t’u qetësuar pas gjithë gjërave që i kanë ndodhur periudhën e fundit.

Vetëm pak ditë më parë, ajo udhëtoi drejt Maldiveve me motrën e saj, ku supozohej se do të qëndronin të paktën dy javë.

Por, ndoshta pushimet e tyre do të ndërpriten. Hande mesa duket nuk qendron dot larg Murat dhe ka nevojë ta ketë atë pranë në këtë periudhë të vështirë.

Miqtë e çiftit kanë zbuluar se momentalisht, Hande dhe Murat po diskutojnë nëse ajo do i ndërpresë pushimet dhe të kthehet në Turqi, apo nëse Murat do të udhëtojë drejt Maldiveve për të qendruar me të.

Komento: