Ia merr vetës jetën këngëtari i njohur, lë pas një letër

14:26 | 03 Prill 2019

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur meksikan, Armando Gil.

Këngëtari i famshëm meksikan, Armando Vega Gil është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.

Policia kanë bërë të ditur se ai është gjetur i lidhur me një litar në fyt në shtëpinë e tij aty ku edhe ka vdekur.

Thuhet se këtë e bëri pas akuzave publike që u bënë në drejtim të tij se kinse përdhunuar një vajzë 13-vjeçare.

Sipas “New York Times”, Armando Vega shkroi një letër vetëvrasjeje teksa sqaron pafajësinë e tij.

“Këto akuza nuk janë të vërteta. Nuk duroj gjëra të tilla. Vetëvrasja ime nuk është një akt që me bën të dukem si fajtor, por është një shprehje ekstreme e pafajësisë time”, ka shkruar ndër të tjera ai në letrën që e ka lënë./

Komento: