Ibrahimovic: Për gjashtë muaj luajta pa një ligament, por e doja titullin e premtuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ibrahimovic: Për gjashtë muaj luajta pa një ligament, por e doja titullin e premtuar

13:46 | 26 Maj 2022

Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua një operimi në gju dje dhe sulmuesi suedez pritet të mungojë deri ne 7-8 muaj.

Ndërkohë, veterani i sulmit e ka bërë një postim në rrjetet sociale sot, përmes së cilit e ka shpjeguar situatën në të cilën gjendej në muajt e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai nuk mundi ta jepte kontributin për “Rossoneri” në fushën e blertë, por e ndihmoi ekipin dhe e përkrahi nga bankina.

“Në gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa një ligament në gjurin tim të majtë. Gjuri më ishte fryrë për gjashtë muaj. Isha në gjendje të ushtroja me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit. Më është dashur t’i merrja 20 injeksione për gjashtë muaj. E kam zbrazur gjurin një herë në javë në gjashtë muajt e fundit. Kisha dhimbje vrastare çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi flija për gjashtë muaj për shkak të dhimbjeve. Kurrë nuk kam vuajtur më shumë brenda dhe jashtë fushës. Bëra diçka të pamundur në diçka të mundur. Në mendjen time e kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët e skuadrës dhe trajnerin kampion të Italisë, sepse e kisha bërë këtë premtim. Sot e kam një ligament të ri dhe një tjetër trofe”, ka shkruar sulmuesi suedez, i cili i përshkroi të gjitha sakrificat, mundimet dhe vështirësitë që e përcollën këtë vit.

Ibrahimovic nuk ka njoftuar ende nëse do ta mbyllë me kaq karrierën si futbollist apo nëse do të vazhdojë të luajë ende.

Komento: