Ibrahimovic tregohet “bishë” edhe jashtë fushës, ja çfarë dhurate ia bëri vetes

09:34 | 06 Tetor 2019

Ibrahimovic i bën vetes një dhuratë me vlerë 1.5 milion euro për ditëlindje.

Futbollisti i njohur, Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë di të bëjë gjëra të mëdha.

Për të festuar ditëlindjen e 38-të, kampioni i LA Galaxy i ka dhuruar vetes një “Ferrari Monza SP2 Limited Edition”. Një makinë garash e jashtëzakonshme me vlerë 1.5 milion euro .

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan” shkruante suedezi në profilin e tij në Instagram duke postuar një foto të “xhevahirit” të tij të ri me katër rrota.

Sende vërtet ekskluzive. Në fakt, ekzistojnë vetëm 499 kopje të këtij modeli në botë. Dhe një është në garazhin e Ibras tani.

Komento: