Icardi rikthehet në Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Icardi rikthehet në Serie A

16:12 | 01 Korrik 2022

Wanda Nara bën ligjin: Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka kohë që me familjen e saj dëshiron rikthimin në Itali.

Tashmë një rikthim është shumë afër që të ndodhë, pasi siç raporton SportMediaset, argjentinasi ka marrë një ofertë nga skuadra e Monzas.

Silvio Berlusconi deklaroi se i beson ortakut të tij të vjetër Adriano Galliani i cili beson se argjentinasi është emri i duhur për sulmin e skuadrës së tyre.

Icardi pritet që të vijë në huazim dhe një gjë e tillë duket më e mundur të ndodhë edhe për faktin që Monza është vetëm 15 minuta larg Milanos, ku familja e Icardit ka një apartament.

Komento: