Inter afër nënshkrimit me lojtarin e Romës

18:14 | 04 Qershor 2022

Ish-anësori i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan është gati për të përfunduar një transferim te Interi, zbulon Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi i Romës ka vendosur të mos rinovojë kontratën me skuadrën e Jose Mourinhos dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Nerazzurrët javën e ardhshme, pasi ka zhvilluar bisedime pozitive me trajnerin Simone Inazghi, përcjell ORAinfo.

Mkhitaryan do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare në San Siro, me vlerë rreth 4.5 milionë euro në vit./ORAinfo/

Komento: