Inter dhe Juventus po e bëjnë shkëmbimin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter dhe Juventus po e bëjnë shkëmbimin e madh

10:39 | 01 Korrik 2022

Shkëmbim spektakolar: Ylli Interit bëhet Biankoner, ndërsa ylli i Juventusit Neroaxur.

Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Inter dhe Juventus mund ta lënë anash rivalitetin në fushë dhe të bashkëpunojnë gjatë këtij afati kalitmar.

Në Meazza dhe Allian Stadium priten ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere pas dështimit për ta fituar Scudetton.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter dhe Juventus mund të shkëmbejnë yjet e tyre këtë merkato.

Biankonerët janë të interesuar për sulmuesin e Interit, Edin Dzeko dhe madje kanë gati ofertën për Neroaxurët.

Juventus është i gatshëm t’ia ofrojë Interit kartonin e Cuadrados në këmbim të Dzekos.

Ky operacion do të varet nga transferimi i Dybalas te Interi. Në rast se argjentinasi transferohet në Meazza, Dzeko do të duhet të largohet nga klubi dhe atëherë Marotta do ta pranojë propozimin e Juventusit.

Komento: