Inter dhe Liverpool po e bëjnë shkëmbimin spektakolar

18:14 | 09 Gusht 2022

Shkëmbim spektakolar: Ylli i Interit në Anfield, ndërsa Firmino ose Keita në Meazza.

Shkëmbim spektakolar në fund të merkatos.

Merkato e verës po I afrohet fundit, ndërsa fundjavën që lam pas u zhvilluar xhiro e parë e Premier League dhe Liverpooli barazoi në transfertën me Fulham.

The Reds siguruan shërbimet e Darwin Nunez gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa nga klubi u largua Sadio Mane.

Jurgen Klopp ia ka kërkuar drejtuesve edhe një përforcim në vijën e mesfushës. Calcio Mercato, shkruan se strategu gjerman dëshiron transferimin e Marcelo Brozovic nga Interi.

Neroaxurët kanë probleme financiare dhe për momentin asnjë futbollist nuk është I paprekshëm. Reds për Brozovic janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit njërin nga dyshja Firmino-Keita.

Te Interi preferojnë një ofertë në para dhe Liverpooli përveç një futbollisti do t’I ofrojë Neroaxurëve edhe 10 milionë euro.

Komento: