Inter – Juventus, ndodh diçka e papritur para ndeshjës

09:46 | 05 Tetor 2019

Nga shitja e biletave vendoset rekord në futbollin italian.

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit dhe luhet të dielën në ‘San Siro’ ka ngjarë të jetë ndeshja më e pasur në historinë e Serie A sipas medieve italiane.

Ky do të jetë derbi i 236-të dhe stadiumi ‘San Siro’ do të jetë i stërmbushur, pasi tashmë janë shitur të gjitha biletat.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Inter ka shitur 75 mijë bileta, dhe nga shitja e tyre do të fitojë 6.5 milionë euro, rekord ky për futbollin italian.

Fakt interesant është se bileta kanë siguruar qytetarë të mbi 100 nacionaliteteve dhe 20 për qind të biletave janë shitur jashtë kufijve të Italisë.

Tutje, mbi 40 televizione do të transmetojnë ndeshjen në më shumë se 200 shtete të botës.

Derbi mes Interit dhe Juventusit luhet ditën e diel me fillim nga ora 20:45

Komento: