Inter mund ta gjobit Calhanoglun, kjo është arsyeja

16:52 | 23 Qershor 2022

Interi nuk është i kënaqur me intervistën e Hakan Calhanoglu gjatë së cilës ai vendosi të sulmojë Zlatan Ibrahimovicin dhe tifozët e Milanit, gjë që mund t’i kushtojë atij financiarisht.

Ibrahimovic gjatë festës së titullitr u kërkoi tifozëve të Milanit t’i dërgonin një mesazh Calhanoglu gjatë paradës së Scudettos dhe mesfushori turk iu përgjigj kësaj çështjeje gjatë një interviste për Tivibu Spor, përcjell ORAinfo.

Ai foli për disa tema, duke përfshirë marrëdhënien tashmë të acaruar mes tij dhe ish-bashkëlojtarit të tij në Milan, Ibrahimovic dhe madje përmendi një mosmarrëveshje me Simone Inzaghi mbi atë se kush duhej të ishte zëvendësuar gjatë humbjes së tyre vendimtare në derbin kundër kuqezinjve në shkurt.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi nuk është aspak i kënaqur me një shpërthim të tillë publik dhe mund të gjobisë Calhanoglu sepse mesfushori nuk i njoftoi Nerazzurrët se do t’i jepte intervistën për mediumin turk, gjë që bie ndesh me politikën e klubit. /ORAinfo/

Komento: