Inter sot do të prezantojë përforcimin e madh

14:45 | 29 Qershor 2022

Inter sot do të prezantojë edhe një përforcim tjetër.

Romelu Lukaku gjatë ditës së sotme pritet që të prezantohet si përforcimi më i ri i Interit.

Belgu pas aventurës së dështuar me Chelsean pritet që të rikthehet përsëri në Giuseppe Meazza, por drejtori Beppe Marotta ka gati edhe një surprizë tjetër për fansat zikaltër.

Kështu që Inter do të përforcohet edhe me Kristjan Asllani, futbollistin shqiptar të Empolit i cili këto ditë po kërkohej me ngulm nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Siç deklaroi Marotta, shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet edhe transferimi i Paulo Dybalas nga Juventusi.

Komento: