Isco kryen me sukses testet mjekësore te gjiganti evropian, se shpejti zyrtarizimi

11:53 | 08 Gusht 2022

Mesfushori spanjoll, Isco do të luajë në ‘Sanchez Pizujan’.

Isco ka përfunduar me sukses testet mjekësore te ekipi tashmë i ri për të.

Mesfushori kaloi te Sevilla si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.

Magjiku Isco do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me ekipin andaluzian.

Komento: