Ish-ylli i Juventusit tërhiqet nga futbolli aktiv

21:09 | 02 Tetor 2019

Claudio Marchisio do të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Italisë, Claudio Marchisio ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën.

Marchisio këtë vendim do ta zyrtarizojë të enjten kur edhe do të mbajë konferencën për shtyp, në të cilën do të bëjë të ditur të ardhmen e tij.

Mesfushori 33-vjeçar, prej përfundimit të edicionit të shkuar ka qenë pa klub kurse së fundi ka refuzuar ofertat nga Monaco e Rangers.

Arsyeja e tërheqjes së tij nga futbolli aktiv janë lëndimet e shumta që i ka pasur vjetëve të fundit.

Ai së fundi ka qenë pjesë e Zenitit kurse karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Empoli. Ai ka edhe 55 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.

Komento: