Ishte afër zbarkimit në “San Siro”, del një problem i madh

15:47 | 05 Janar 2019

Yannick Carrasco thuhet se kërkohet të largohet nga Dalian Yifang, por Milan përballet me konkurrencë nga Manchester United dhe Bayern Munich përcjell ORAinfo.

Ylli i Belgjikës, 25-vjeçari e bëri lëvizjen nga Atletico Madrid në Kinë pak më shumë se një vit më parë me një kosto prej 30 milion eurosh.

Megjithatë, besohet se ai dëshiron të kthehet në Evropë dhe ka vënë një kërkesë për transferim për dritaren e janarit.

Milan tashmë kanë deklaruar hapur interesin e tyre, por Manchester United dhe Bayern Munich gjithashtu po e vëzhgojnë situatën e tij.

Klubet e mëparshme Carasco ishin Genk, Monaco dhe Atletico Madrid./ORAinfo/

Komento: