Ja ku mund të përfundojë Dest

23:58 | 12 Gusht 2022

Destinacioni i radhës i amerikanit Sergino Dest mund të jetë Premier League. Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi mund të jetë mes Chelsea dhe United.

‘Sport’ pohon se, në orët e fundit, Barça ka hapur negociatat me skuadrën e drejtuar nga Ten Hag. Çmimi i kërkuar për mbrojtësin e tyre të djathtë është 20 milionë euro, përcjell ORAinfo.

United, i cili prej disa javësh është pas Destit, do të bëjë gjithçka për ta sjellë atë në Old Trafford. Thënë kështu, 20 milionët që kërkojnë ‘Cules’ për mbrojtësin e krahut duken të tepërta. Ata synojnë të marrin një ulje dhe, për ta bërë këtë, do të jenë të gatshëm të përfshijnë Diogo Dalot në marrëveshje.

Barcelona është duke kërkuar në treg për një mbrojtës të djathtë. Kjo është arsyeja pse United ka hedhur në tavolinë opsionin e portugezit, edhe pse në parim nuk është një alternativë që po shqyrtohet te klubi spanjoll, thekson gazeta katalanase./ORAinfo/

Komento: