Ja kur pritet të mbërrijë në Itali pronari i ri i Milanit

14:46 | 20 Qershor 2022

Gerry Cardinale dhe Paolo Maldini kanë krijuar një ndjenjë të mirë së bashku dhe bisedimet po vazhdojnë pavarësisht faktit se pronari i ri ndodhet në Amerikë.

Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport rikthimi i Gerry Cardinale në Itali nuk duket i afërt.
Themeluesi i RedBird Capital është në fakt ende në Shtetet e Bashkuara për t’u kujdesur për biznese të tjera që lidhen me fondin e tij dhe nuk pritet të kthehet në Milano para korrikut, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë kontaktet me Paolo Maldinin mbeten të ngushta dhe thuajse të përditshme. Dyshja krijuan menjëherë një ndjenjë të shkëlqyer pas katër orëve të kaluara së bashku në ditën e nënshkrimit të kontratave për ndryshimin e pronësisë.

Është një shenjë nga pronarët se Milani nuk ka të ardhme pa figurën simbolike dhe operative të Paolo Maldinit, që sigurisht është një lajm i mirë në funksion të rinovimit që duhet të konkretizohet në ditët në vijim, bashkë me atë të Ricky Massara./ORAinfo/

Komento: